Mickoski: Për kohë të shkur jemi në opozitë!

Maqedonia

Mickoski: Për kohë të shkur jemi në opozitë!

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 13:32
Mickoski

Lideri i OBRM-PDUKM-së dhe kandidat i vetëm për lider të kësaj partie, Hristijan Mickoski ka realizuar paraqitje para mediave në kuadër të Kongresit të partisë ku zgjidhet lideri i ri i partisë.

Ka vlerësuar se për katër vjet kjo parti ishte parti e reformave duke konsideruar se OBRM-PDUKM mbetet partia më e madhe në Maqedoninë e Veriut.

Mickoski shtoi se për shkurt do të jenë në opozitë, duke insistuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Kaluam katër vjet si OBRM-PDUKM në reforma, në transformim që ishte shumë i rëndësishëm. Sot, pas katër vjetësh OBRM-PDUKM sërish, në korsi fituese, OBRM-PDUKM është partia më e madhe politike në Maqedoni, me grupin më të madh parlamentar dhe me numrin më të madh të kryetarëve të komunave, me numrin më të madh të këshilltarëve komunalë.

Por, për fat të keq, për shkak të jokulturës politike që mbizotëron në Maqedoni për 4 vjet që kur LSDM është në pushtet, ende, për një kohë të shkurtër do të jemi në opozitë dhe për këtë insistojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare të shpejta, pasi që populli duhet të përfaqësohet në përputhje me atë që votoi, kurse populli në zgjedhjet e fundit lokale votoi për OBRM-PDUKM-në”, tha Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat