Fatmir Limani bashkohet me Lëvizjen Besa

Maqedonia

Fatmir Limani bashkohet me Lëvizjen Besa

Më: 26 janar 2022 Në ora: 20:42
Fatmir Limani

Struktura politike e Fatmir Limanit, të premten pasdite zyrtarisht do të bashkohet me Lëvizjen Besa. Burime partiake thonë se bëhet fjalë për “ngjarje të madhe politike”, sepse përveç se në Kërçovë, ku në zgjedhjet e fundit ishte kandidat i pavarur, ai ka struktura që e përkrahin edhe në Shkup, Haraçinë, Manastir, Strugë dhe në komun tjera, ku pozita të forta ka pasur BDI.

Limani ka deklaruar se mbrëmë ka qenë në Manastir , ku ka organizuar një degë të fortë “fuzionuese”.

Ai pret zgjedhje të parakohshme parlamentare në nëntor, kurse vetë ai do ta “përpunojë” njësinë e pestë zgjedhore.

Struktura e parë partiake që do të formohet pas kyçjes së Limanit te Lëvizja Besa, do të jetë formimi i degës së kësaj partie në Manastir, kanë njoftuar burime partiake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat