Ëmbla Ademi kthehet në shkollë

Maqedonia

Ëmbla Ademi kthehet në shkollë

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 13:43
Ëmbla Ademi

Nxënësja e shkollës fillore “Bashkimi”, Ëmbla Ademi është kthyer sërish në bankat shkollore.

Lajmin e ka bërë të ditur, Ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri.

“Për kënaqësinë time personale dhe akoma më shumë për kënaqësinë e familjarëve të saj dhe mbi të gjitha për kënaqësinë e saj, sot ajo është sërish mes shokëve të klasës dhe jashtëzakonisht e lumtur që vazhdon të marrë njohuri të reja, të përparojë dhe të krijojë miqësi me bashkëmoshatarët e saj”, ka shkruar ministri Shaqiri në Facebook.

Nxënësja nga Gostivari, e cila është me sindromin Down kishte ndërprerë mësimin pasi disa prindër kishin nisur një peticion që Ëmbla të largohet nga klasa.

Ilir Ademi, babai i Ëmblës, ka publikuar një fotografi ku ajo shihet e vetme në klasë.

Sipas tij, arsye pse ajo gjendet e vetme në klasë është se prindërit nuk i kanë lejuar fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë për shkak të vajzës së tij që është me Syndrome Down.

“Sot filloi gjysëmvjetori i dytë për të gjithë fëmijët, nxënësit dhe moshatarët e vajzës time Ëmblën, vetëm Ëmbla jonë nuk e gëzoi këtë ditë sepse dikush ia ndalë këtë ndjesi, që mos të filloj me moshatarët e vet….derisa të gjithë gëzohen se fëmijët e tyre nisën gjysëmvjetorin e dytë, na si prindër të Ëmblës e mendojm kur do të filloj gjysëmvjetori i dytë për Ëmblën pasi që u bojkotua në gjysëmvjetorin e parë nga prindërit ( nënat) e moshatarëve të Ëmblës…me hajër na qoftë”, ka shkruar Ademi në Facebook

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat