DPH Maqedoni: Priten reshje të borës

Maqedonia

DPH Maqedoni: Priten reshje të borës

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se sot pasdite pritet të ketë reshje të shiut, ndërsa në pjesët malore reshjet do të jenë në formë bore.

Në fund të ditës dhe gjatë natës, sipas DPH-së, reshjet e shiut do të jenë në formë bore edhe në disa vende më të ulëta.

Gjatë ditës së nesërme në pjesën perëndimore dhe veriore të vendit do të formohet mbulesë bore nga 15 deri 25 centimetra, ndërsa më pak do të formohet në pjesët tjera të vendit.

Gjatë ditës së nesërme temperaturat do të bien, dhe do të kenë erë të përforcuar në drejtim verior, ndërsa gjatë ditëve të ardhshme moti do të jetë stabil me rritje të temperaturave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat