Komuna e Çairit prezanton hapësirën e re për parkim

Maqedonia

Komuna e Çairit prezanton hapësirën e re për parkim

Më: 16 mars 2022 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Komuna e Çairit ka njoftuar se është kriijuar  hapësirë e re për parkim në Lagjen Fushë Tophanë me çka do të ndikojë në rritjen e numrit të vend- parkingjeve në këtë komunë.

Komuna e Çairit ka njoftuar se është krijuar edhe një hapësirë parkingu në Çair.

Ekipet e punës të Komunës së Çairit po krijojnë edhe një hapësirë të re parkimi me sipërfaqe prej 1200 m2, e që gjendet në Lagjen Fushë Tophanë, gjegjësisht në rrugën “Mitat’h Frashëri” (Ish-“Brigada Maqedonase-Kosovare”).

Kjo hapësirë e re do të ndikojë dukshëm në rritjen e numrit të vend-parkingjeve në komunën tonë. E ne këtu nuk do të ndalemi, vazhdojmë edhe me më shumë projekte të rëndësishme për Çairin dhe Çairasit, njftojnë nga kjo komunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat