Sindikata e Administratës kërkon harmonizim të pagave

Maqedonia

Sindikata e Administratës kërkon harmonizim të pagave

Më: 22 mars 2022 Në ora: 18:15
Ilustrim

50% e të punësuarve janë nën ose deri në vlerën e re të pagës minimale, por në vend të harmonizimit të këtyre pagave, Qeveria e ka ndërprerë dialogun social duke mos ndryshuar asnjë ligj me të cilin rregullohen pagat e të punësuarve, shprehet kryetari i Sindikatës së administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave qytetare, Tërpe Deanoski.

Sipas tij, Qeveria duhet të respektojë Ligjet dhe kontratat kolektive, sepse në këtë mënyrë po thellon pakënaqësinë dhe revoltin.

“Nuk do të ketë harmonizim të pagave në administratë dhe në gjyqësor. Në vend të harmonizimit gradual, të punësuarit në administratën dhe gjyqësorin që janë mbi pagën minimale do të marrin nga 600 deri në 900 denarë plus. Ky qëndrim i Qeverisë ndaj punëtorëve të vet është zhgënjyes. Qeveria dhe ministritë në vend që të përgatisin ndryshim në ligje dërgojnë konkluzione nga seancat qeveritare të cilat nuk janë qarta”, tha Trpe Deanoski, kryetar i Sindikatës së Administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave qytetare.

Sipas tij 15 deri 16 mijë punonjës të cilët marrin rrogë në sektorin publik, sidomos në administratë dhe gjyqësor, nëse nuk ka ndryshime në ligj, nuk do të marrin pagë minimale apo harmonizim tjetër të pagave. Lubisha Jovanovski, punëtor i Agjencisë për kadastër të patundshmërive, u pajtua se pakënaqësia është e madhe dhe se organizatat çdo ditë pranojnë kërkesa për protesta.

“Këtë që e tha kryetari është një pjesë e vogël e pakënaqësisë e cila është e madhe në administratë. Pakënaqësia është e madhe dhe më besoni presin të gjithë të punësuarit vetëm të thuhet dita për të dalë, tekstualisht 99 % do të dalin në protesta dhe rrugë sepse pakënaqësia është e madhe”, theksoi Lubisha Jovanovski, punëtor i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive.

Deanoski bëri thirrje deri tek të gjithë anëtarët e Sindikatës së administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave qytetare që kur sindikata të bëj thirrje, ata të shprehin pakënaqësi me ndërprerje të punës dhe protesta, ndërsa kanë kërkuar takim edhe me kryeministrin por thonë se përgjigje nuk kanë marrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat