Sali: Gjendja me pandeminë është e qëndrueshme

Maqedonia

Sali: Gjendja me pandeminë është e qëndrueshme

Më: 16 maj 2022 Në ora: 17:34
Bekim Sali

“Derisa për çdo ditë marrin numër prej 80 deri në 90 raste të rasteve të reja, kovid-masat aktuale duhet të mbetën, edhe pse 99 për qind prej tyre janë shfuqizuar. Gjendja është e qëndrueshme, lineare”.

Këtë e deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Bekim Sali i cili tha se për momentin po planifikohet trajtimi i pacientëve që kanë tejkaluar Covid-19.

Ai theksoi se “si përgjegjës dhe politikanë dhe udhëheqës të institucioneve, edhe si qytetarë, duhet të kujdesemi në vendet që lëvizim, derisa kemi simptome me kohë të lajmërohemi, nëse kemi ndonjë test pozitivë ndaj Covid-19 të izolohemi kështu të mos ndihmojmë në përhapjen e infektimit”.

“Me momentin e heqjes së masave në lidhje me Covid-19 paralajmërova se periudha pas Kovid-19 është periudhë që është shumë e rëndësishme. Paralajmërova se Komisioni do të vazhdojë të punojë, ndoshta jo me të njëjtin ritëm, por me punë që do të nënkuptojë planifikim se si do të veprohet me pacientët që kanë tejkaluar Covid-19, nëse do të jetë objekt që do të trajtojë të gjitha komplikimet për pacientët kanë tejkaluar Covid-19 apo më shumë klinika të angazhuara rreth atyre pacientëve, si do t’i trajtojmë ata… Aktualisht po planifikojmë trajtimin e pacientëve që kanë tejkaluar Covid-19. Kjo që po bëjmë tani është një nga pikat që është shumë e rëndësishme. Diagnoza e hershme e komplikimeve është gjysma e mjekimi për terapi”, deklaroi Sali.

Ai shtoi se akoma nuk kanë vendosur nëse një klinik apo më shumë reparte në klinika të caktuara do të jenë përgjegjëse për trajtim të pacientëve që kanë tejkaluar Covid-19.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat