LSM sot përsëri do të protestojë para Kuvendit

Maqedonia

LSM sot përsëri do të protestojë para Kuvendit

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Sot para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të vendosen 14 karrige në shenjë mbështetjeje për anëtarët e Komisionit për financim dhe buxhet për të votuar amendamentin që kërkohen mjete në ribalancimin e buxhetit, ndërsa protesta do të fillojë në orën 11:00 dhe gjatë kësaj periudhe komunikacioni do të ndërpritet.

“Do të jemi në rrugë për t’i përkrahur anëtarët e Komisionit që të votojnë për amandamentin e LSM-së, me të cilin do të sigurohen 2.806 denarë për secilin të punësuar në sektorin publik.

Nëse nuk e mbështesin amendamentin e LSM-së, ne do t’i thërrasim të gjithë me emër dhe mbiemër, që çdo punëtor të dijë se kush është mik e kush armik i punëtorit dhe do të kërkojmë publikisht dorëheqjen e të gjithëve sepse nuk janë të denjë të përfaqësojnë punëtorin dhe qytetarët në Kuvend”, thonë nga LSM.

Greva e përgjithshme në sektorin publik filloi më 22 qershor me kërkesat për rritje lineare të pagave prej 2.806 denarë neto për të gjithë punëtorët në përputhje me rritjen e pagës minimale, nënshkrimin e marrëveshjes së përgjithshme kolektive dhe pagesën e K-15.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat