Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Maqedonia

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,48% në raport me vendimin e datës 24.11.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 4,131 %, te nafta për 2,058 %, te vaji ekstra i lehtë për 1,507% dhe te mazuti rritja është 0,099 %.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,014%.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,50 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,027 den/kg dhe do të jetë 41,810 den/kg.

Nga data 29.11.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS95 – 84,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS98 – 86,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 86,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 82,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,810 (denarë/kilogram).

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat