Sot fillon pagesa e pensioneve në Maqedoni

Maqedonia

Sot fillon pagesa e pensioneve në Maqedoni

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Sot filloi pagesa në etapa e pensioneve për muajin nëntor, të cilat vazhdojnë të paguhen para kohe, njoftoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Marrja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët të cilët nuk përdorin kartela do të realizohet në katër grupe, sipas lartësisë së pensionit.

Për ata të cilët kanë pension deri në 11.000 denarë, pagesa do të bëhet sot, ndërsa nesër do të bëhet pagesa e pensioneve me vlerë prej 11.001 deri 14.000 denarë. Të enjten do të bëhet pagesa e pensioneve me vlerë 14.001 deri 18.000 denarë, ndërsa të premten do të ketë pagesë të pensioneve me vlerë mbi 18.001 denarë. Pensionistët të cilët shfrytëzojnë kartelë pagesore, që ka lidhje me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, paratë mund t’i kenë në dispozicion prej sot.

Ata mund ta marrin pensionin në bankomat, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesë në rrjetin tregtar ose për pagesa elektronike.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat