Steinmeier: Është e rëndësishme që RMV-ja të vazhdoj me reformat e brendshme

Maqedonia

Steinmeier: Është e rëndësishme që RMV-ja të vazhdoj me reformat e brendshme

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 14:26
Frank-Walter Steinmeier

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier në konferencën e përbashkët me homologun e tij, Stevo Pendarovski, deklaroi sot në Shkup dhe Gjermania mbështet fuqishëm integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, por përkujto në realizimin e reformave të brendshme.

“Është e rëndësishme që RMV-ja të vazhdoj me reformat e brendshme. Biseduam dhe u bindëm se ky proces i reformave do të vazhdoj dhe se vendi juaj mund të llogaris edhe në mbështetjen e Gjermanisë.

RMV-ja është pjesë e Evropës dhe anëtarësimi i saj do ta pasuroj edhe më tepër BE-në. Biseduam edhe për luftën në Ukrainë, në qendër të Evropës dhe këtu njëzëri konstatuam se në këtë kohë duhet të qëndrojmë pranë njëri tjetrit”, tha Steinmeier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat