Prezantohen dëshmi materiale në rastin “Softuerët”

Maqedonia

Prezantohen dëshmi materiale në rastin “Softuerët”

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 15:16
Dragi Rashkovski.

Me shfaqjen e dëshmive materiale nga mbrojtja, në Gjykatën Penale – Shkup sot vazhdoi gjykimi për rastin “Softuerët”, në të cilin i akuzuar i parë është ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski.

Sipas aktakuzës, i akuzuari i parë nuk i ka kryer detyrat zyrtare gjatë zbatimit të katër procedurave për furnizim publik për sistem për identifikim biometrik, furnizim publik të softuerit për caktim të shpejtësisë mesatare të automjeteve në komunikacion dhe shqiptim të dënimeve, furnizim i kamerave ANPR për njohje të targave për automjetet dhe furnizim publik të kabinave metalike për nevojat e sistemit të identifikimit biometrik dhe sistem për njohje automatike të targave.

Rashkovski është i akuzuar për veprat penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” dhe “larje parash dhe të ardhurave të tjera nga veprat ndëshkuese”, ndërsa personat I.D., I.H., D.S., I.I., I.I. dhe M.S. janë të akuzuar për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”.

Rastin e udhëheqë gjykatësja Fanka Jançuleva Mihaillovska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurorja Ivana Trajçeva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat