Kovaçevski: Antikorrupsioni ka mbështetjen e Qeverisë

Maqedonia

Kovaçevski: Antikorrupsioni ka mbështetjen e Qeverisë

Më: 20 mars 2023 Në ora: 18:42
Dimitar Kovaçevski

Nëse për ndonjë rast të keqpërdorimit të detyrës zyrtare ka pasur prova apo argumente të vlefshme se duhet të procedohet më tej, atë e bën Komisioni Kundër Korrupsionit apo institucionet kompetente para organeve të drejtësisë dhe prokurorisë, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetja nëse mund të presim masa specifike për abuzime.

Ai theksoi se Antikorrupsioni ka absolutisht mbështetjen e Qeverisë në kryerjen e punës së saj, sikurse edhe zëvendëskryeministrja për politika të qeverisjes së mirë Sllavica Grkovska.

“Për të gjitha rastet për të cilat ka pasur akuza të caktuara, për disa mospërputhje në lidhje me punën.

 Të gjitha janë proceduar nga Antikourrupsioni pa asnjë pengesë, por edhe institucioneve iu është dhënë mundësia të prononcohen për situatat e krijuara”, shtoi Kovaçevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat