BDI mblidhet sot në Tetovë

Maqedonia

BDI mblidhet sot në Tetovë

Më: 1 prill 2023 Në ora: 10:26
Selia e BDI

Sot, e shtunë, në ora 13:00 në selinë e BDI-së, në Tetovë është caktuar mbledhja e Kryesisë së partisë, me një pike në rend dite: 

Zhvillimet e brendshme në BDI.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka filluar konsultimet brendapartiake për shkarkimin e anëtareve te “Grupit të Zjarrit” nga organet e partisë.

Gjate ditës së enjte, Ahmeti ka takuar anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, por pa prezencën e Musa Xhaferit i cili është edhe Kryetar i KM në BDI. Në këtë takim Ahmeti ka dëgjuar për shkeljet statutore që kanë bërë “të pakënaqurit” brenda partisë. Vet Ahmeti ka deklaruar se veprimet e anëtarëve të grupit kanë tejkaluar vijat e kuqe dhe se bëhet fjalë për veprime që shkelin statutin e partisë, bile ka përmendur se ose ata (duke aluduar për “Grupin e Zjarrit” të vazhdojnë të jenë pjesë e BDI-së ose ai vet (Ahmeti) të shkojë në shtëpi. Ahmeti gjithashtu ka përmendur se në rast se “Grupi i Zjarrit” kërkojnë falje publike, në atë rast do mendohet për veprimet e mëtutjeshme.

Nga “Grupi i Zjarrit” nuk komentojnë asgjë para mbledhjes se Kryesisë e caktuar për sot (e shtunë). Ata thonë se kanë marrëveshje me Kryetarin që mos të japin deklarata publike deri në mbajtjen e mbledhjes. Siç mëson TV21, gjatë ditës së djeshme (e premte) një nga anëtarët më të dalluar të Grupit të Zjarrit, ka takuar Kryetarin e BDI-së me ndërmjetësim të Bruno Cekës. Takimi nuk ka kaluar mirë për “zjarrin”. Ahmeti edhe në këtë takim i ka kërkuar bashkëpartiakut të tij nga GZ që të shqyrtojnë opsionin e kërkim faljes publike, por kjo është refuzuar.

Kreu i BDI-së gjithashtu ka takuar edhe bashkëpartiakë të tjerë për konsultime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat