Plazhet e Ohrit iu “rikthyen” koncesionarëve të vjetër

Maqedonia

Plazhet e Ohrit iu “rikthyen” koncesionarëve të vjetër

Më: 28 maj 2023 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Plazhet më tërheqëse të Ohrit bëhen me pronarë të ri pas një ankandi publik të mbajtur disa ditë më parë. Kjo vjen pasi dy vite askush nuk i ka mbajtur pas skadimit të kontratave. Për dallim prej më herët, kur një pjesë e mirë e tyre punonin si restorante gjatë gjithë vitit, tani do të punojnë në hapësirë të kufizuar dhe vetëm deri në fund të sezonit turistik, premton komuna.

“Do të bëhet e mundur vendosja e pajisjeve urbane. Bëhet fjalë për banakë prej drurit natyral nga 8 deri në 10 metra katrorë dhe tavolina e karrige në sipërfaqe prej 150 deri në 300-400 metra katrorë, në varësi të madhësisë së plazhit”, tha Kiril Pecakov- kryetar i komunës së Ohrit.

Bëhet fjalë për 11 plazhe, të cilat mund të menaxhohen tre vjet.

“Ajo që thanë operatorët turistikë vitin e kaluar dhe sidomos këtë vit, e vetmja vërejtje ishte për plazhet. Nuk është logjike që nuk ka vend ku njerëzit të pushojnë dhe të kënaqen. Ato plazhe u lanë në mëshirën e fatit pasi u larguan”, u shpreh Kiril Pecakov- kryetar i komunës së Ohrit.

Kështu do të jetë derisa shteti të miratojë planin për menaxhimin e bregut të Ohrit, i cili do të përcaktojë se ku do të ketë plazhe. Sipas paralajmërimeve, plazhet pritet të hapen më 20 qershor.

“Duhet të zgjidhet para se të vijë sezoni që mos të ketë probleme gjatë sezonit. Pastaj le të fillojnë punimet në plazhe. Këto janë gjëra absurde që i largojnë turistët”, tha Vllado Suklloski- punëtor turistik.

Koncesionerët i kanë shfrytëzuar plazhet vite me radhë edhe pas skadimit të tyre. Sipas përllogaritjeve të pushtetit vendor të mëparshëm, kompanitë koncesionare në periudhën kur nuk kanë pasur marrëveshje koncesioni kanë realizuar të ardhura prej 3 milionë euro. Tani të njëjtit i kanë marrë sërish koncesionet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat