Mbledhja e VLEN-it, ASH nuk është e ftuar

Maqedonia

Mbledhja e VLEN-it, ASH nuk është e ftuar

Më: 16 prill 2025 Në ora: 15:33
Mbledhja e VLEN-it

Mbledhja e VLEN-it për të diskutuar vendimin e Aleancës për Shqiptarët (ASH) që për zgjedhjet lokale të del e vetme do të mbahet sot nga ora 14:00 por në të nuk është e ftuar ASH e Taravarit, merr vesh Telegrafi Maqedoni.

“Ne nuk jemi të ftuar” është përgjigjja e shkurtër që ju dha Telegrafit në Maqedoni.

Ndryshe, fërkimet mes partive të VLEN-it kanë filluar këto dy javë dhe arsyeja zyrtare për prishjen e marrëdhënieve në koalicion janë listat e këshilltarëve dhe kandidatëve për kryetar të komunave.

Mbrëmë, Taravari tha se ASH është e hapur për të gjithë partitë që të nxjerren kandidatë sa më të aftë për të udhëhequr komunat. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat