Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 19 prill 2025 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Moti sot do të mbajë me diell, ngrohtë dhe me vranësira të lehta deri në mesatare lokale.

Në zonat ekstreme malore lindore do të ketë kushte për reshje të dobëta shiu.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, më e theksuar përgjatë lumit Vardar.

Në Shkup mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat