Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 26 prill 2025 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira dhe jostabil me shira dhe bubullima lokale të rastit në formën e stuhive me shira të rrëmbyeshëm, stuhi me bubullima, erëra të forta dhe breshër të izoluar.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin 5 deri në 12 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 17 deri në 25 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot jostabil në disa pjesë të luginës me shira të rrëmbyeshëm, bubullima, erëra të forta dhe kushte për breshër të izoluar.

Temperatura minimale do të bjerë në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë në 23 gradë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat