Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Më: 16 qershor 2025 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Në orën 4:34 të mëngjesit sipas kohës lokale, Maqedonia u godit nga një tërmet me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter, njoftojnë nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Epiqendra e tërmetit ndodhej në zonën epiqendrore të Ohrit.

Tërmeti ishte në një thellësi prej 10 kilometrash.

Deri më tani, nuk ka informacione për dëme të mundshme. Përveç Ohrit, tërmeti u ndje edhe nga banorët e vendbanimeve përreth, si dhe në zonat kufitare në Shqipërinë fqinje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat