Regjistrohet tërmet në Maqedoni

Maqedonia

Regjistrohet tërmet në Maqedoni

Më: 25 qershor 2025 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë lokale sipas Rihterit prej ML 2.4 ballë u regjistrua në orën 3 e 59 minuta të mëngjesit me epiqendër në Peshtani-Ohër-Strugë, rreth 115 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Observatori sizmologjik në Fakultetin e Shkencave natyrore- matematikore në Shkup kumtoi se, sipas të dhënave të deritashme, tërmeti u ndje në Ohër.

Si dhe zonën përreth me një intensitet prej III ballë sipas Shkallës evropiane makroseizmike.

Nuk ka informacione për dëme materiale nga ky tërmet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat