Faton Selami propozohet për Avokat të Popullit

Maqedonia

Faton Selami propozohet për Avokat të Popullit

Më: 31 korrik 2025 Në ora: 16:08
Faton Selami

Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve në seancën e sotme e ka përcaktuar Faton Selamin si propozim për Avokat të ri të Popullit.

Ai është jurist i diplomuar dhe magjistër i shkencave juridike në Fakultetin Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Ka dhënë me sukses edhe provimin e jurisprudencës dhe atë noterial.

Për zgjedhjen e tij nevojitet që të votojnë së paku 61 deputetë në Kuvend, si dhe të sigurohet shumicë e Badenterit – përkatësisht së paku 20 vota “pro” nga gjithsej 39 deputetë që i përkasin komuniteteve që nuk janë shumicë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat