Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 5 shtator 2025 Në ora: 08:34
Foto ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare.

Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu.

Në mëngjes do të jetë më freskët me temperatura minimale që do të zbresin midis 8 dhe 18 gradë, ndërsa temperaturat maksimale ditore do të rriten midis 28 dhe 34 gradë.

Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat