Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 3 tetor 2025 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Moti sot në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme, reshje shiu dhe i ftohtë.

Në viset më të larta reshjet do të jenë me dëborë.

Do të fryjë dhe erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 4 deri në 11 gradë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat