Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 5 tetor 2025 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Moti sot do të jetë me mëngjes të ftohtë, me diell me vranësira të lehta deri në mesatare gjatë ditës.

Drejt fundit të ditës, vranësirat do të shtohen dhe gjatë natës do të ketë shira të herëpashershëm lokalë.

Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga jugu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -2 deri në 5, gradë Celsius, ndërsa maksimale do të arrijë nga 14 deri në 20 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Drejt fundit të ditës, vranësirat do të rriten. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu.

Temperatura minimale do të bjerë në 1, ndërsa maksimale do të arrijë në 17 gradë Celsius.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat