Parashikimi i motit për sot

Maqedonia

Parashikimi i motit për sot

Më: 26 tetor 2025 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje lokale, kryesisht në pjesët perëndimore ku do të jetë më i bollshëm dhe i rrëmbyeshëm me kushte për bubullima.

Do të fryjë erë e moderuar juglindore, ndërsa në pjesët perëndimore herë pas here erë e fortë jugperëndimore.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 16 deri në 22 gradë.

Në Shkup, me vranësira të ndryshueshme me reshje të rastit, veçanërisht gjatë natës. Do të fryjë erë e moderuar juglindore.

Temperatura minimale do të bjerë në 11, ndërsa maksimale do të arrijë në 19 gradë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat