DPHM: Fundjava me diell, nga e hëna do të ketë reshje shiu

Maqedonia

DPHM: Fundjava me diell, nga e hëna do të ketë reshje shiu

Më: 31 tetor 2025 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

DPHM informoi se në ditët e fundjavës, moti do të jetë i qëndrueshëm, me diell dhe i thatë me paraqitje të mjegullës së mëngjesit në disa lugina.

Të hënën pasdite, gjatë natës dhe të martën, do të ketë reshje lokale shiu, të cilat në disa vende do të jenë më të dendura.

Do të fillojë të fryjë erë mesatare deri e fuqishme veriore, ndërsa temperaturat gjatë ditës do të ulen për disa gradë.

Të mërkurën përsëri pritet mot i qëndrueshëm dhe i thatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat