Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 1 dhjetor 2025 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Sot në mëngjes nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë dhe erë nga drejtime të ndryshme.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 8 deri në 15 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës.

Temperatura minimale do të ulet në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 11 gradë Celsiusë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat