Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 2 dhjetor 2025 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me erë të lehtë deri mesatare kryesisht nga jugu. Në mëngjes, në disa lugina do të shfaqet mjegull e lehtë. Drejt fundit të ditës dhe gjatë natës, do të ketë reshje të herëpashershme lokale shiu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -1 deri në 5, dhe maksimale do të arrijë nga 8 deri në 15 gradë.

Nën ndikimin e një sërë valësh ajri të lagësht, nga sot në orët e mbrëmjes do të pasojë periudhë moti kryesisht me vranësira dhe reshje lokale të herëpashershme, të cilat do të jenë më të bollshme në pjesët perëndimore dhe jugore.

Në disa nga malet më të larta, reshjet do të kalojnë në reshje dëbore. Temperaturat minimale do të jenë pozitive kudo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat