Konfirmohet lista e kandidatëve për përbërjen e re të KSHZ-së

Maqedonia

Konfirmohet lista e kandidatëve për përbërjen e re të KSHZ-së

Më: 12 janar 2026 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Komisioni Parlamentar për Zgjedhjet dhe Emërimet në seancën e sotme konfirmoi listën e kandidatëve të regjistruar për shpalljen e Parlamentit për përbërjen e re të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

Nga kandidatët e regjistruar, gjashtë janë nga përbërja aktuale -

Boris Kondarko, Abdush Demiri, Aleksandar Dashtevski, Ditmire Shehu, Svetlana Karapetrova dhe Angelço Ristov.

Sipas listës së përcaktuar, janë regjistruar 16 kandidatë, shtatë prej tyre për pozicionin e Kryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, të cilët në kandidaturat e tyre kanë treguar edhe mundësinë e zgjedhjes si nënkryetar ose vetëm si anëtar i KSHZ-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat