Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 17 janar 2026 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa lokalisht pritet të ketë mjegull nëpër lugina dhe ultësira gjatë orëve të mëngjesit.

Gjatë ditës, në zona të caktuara, ka mundësi për reshje të izoluara shiu, ndërsa në mbrëmje nuk përjashtohet ndonjë fjollë bore.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-25 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej -2 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 7°C.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat