Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 27 shkurt 2026 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga juglindja.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin -3 deri në 4 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 16 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të lehta.

Do të fryjë erë e lehtë e nga drejtime të ndryshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat