Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 28 mars 2026 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me reshje lokale të shiut.

Në vende më të larta, reshjet do të jenë në formë të borës.

Temperatura minimale do të jetë në inverval prej -1 deri 5 gradë celsius, kurse maksimalja nga 8 deri 16 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë i vranët dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri 12 gradë celsius.

Gjatë fundjavës dhe në ditët e para të javës pritet të kemi mot të vranët me reshje lokale të shiut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat