Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 10 prill 2026 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell gjatë ditës. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga veriperëndimi.

Temperaturat minimale do të jenë në intervalin prej minus 3 deri në 7 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga veriperëndimi.
Temperaturat minimale do të ulen në 2 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë në 17 gradë.

Gjatë ditëve të ardhshme vijon periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell gjatë ditës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat