Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 23 prill 2026 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Në pjesën lindore do të ketë kushte për reshje të shiut.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri 8, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 12 deri 18 gradë celsius.

Në ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm dhe me rritje të temperaturave ditore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat