Shqipja lëshon bombën e parë! Publikon foton e vjetër të Teas duke puthur Andin:

Mediale Vip

Shqipja lëshon bombën e parë! Publikon foton e vjetër të Teas duke puthur Andin:

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 22:17
Shqipja, Tea, Andi

Konkurrentja e pezulluar e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, ka deklaruar që prej daljes së saj se do të plasë “bomba” me të palarat e emisionit.

Gjatë intervistave të saj, ajo është shprehur se njerëzit në emision nuk ishin realë dhe theksoi faktin që iu bë padrejtësi, pasi askush nuk e la të sqarohej për veprimet e fjalët e saj.

Kështu, ajo sapo ka lëshuar bombën e parë. Shqipja ka postuar një foto në Instastory, ku shihen Andi dhe Tea vite më parë, në krahët e njëri-tjetrit.

Në foton e postuar prej saj, Tea shihet teksa puth Andin, por nuk dihet me saktësi në çfarë viti është realizuar kjo foto dhe çfarë ka patur mes tyre.

"Tea dhe Andi në klasë të parë kishin mbledhur lekët për kafe. Foto bombastike që është direkt për skualifikim, sepse janë shtirur se nuk njihen të pafytyrët dhe mashtruesit. Janë tallur me një publik të tërë, me konkurrentët brenda, me produksionin. Hë moj Olsa ku je?Të shpëtoi ky detaji i vogël? Skualifikoi! Apo po fle gjumë dhe zgjohesh vetëm nga klikimet. Tani do e tregosh veten sa e drejtë je. Se unë të njoh por publiku që s’të njeh. Me mua e tregove drejtësinë".

Ditën e sotme Andi dhe Tea na falën disa doza të mira romantike, duke kërcyer në studio vallëzim.

Gjatë gjithë kohës ata bisedonin me njëri-tjetrin, por për shkak të muzikës u zbardh shumë pak nga biseda e tyre.

Momenti që nuk i shpëtoi asnjërit ishte kur Andi i shprehu dëshirën bukuroshes bjonde për ta puthur në faqe, por ajo refuzoi duke thënë se i prishej make-up.

Pavarësisht përgjigjes së Teas, Andi e realizoi puthjen e ngrohtë, e pas këtij veprimi u duartrokit nga konkurrentët e tjerë.

Po ashtu, javën e ardhshme Andi do realizojë një takim me Tean. Kujtojmë që ata kanë realizuar tre takime së bashku deri tani.

Si qëndron e vërteta? Mbetet për tu parë.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat