Labi: Diasporë mos dëgjoni njerëzit, të gjithë e dimë kush jeni ju dhe kush jemi ne!

Mediale Vip

Labi: Diasporë mos dëgjoni njerëzit, të gjithë e dimë kush jeni ju dhe kush jemi ne!

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 10:40
Labi

Këngëtari nga Ferizaj, Labinot Tahiri, po vazhdon të jetë mjaft aktiv me postime në rrjete sociale.

Ai së fundmi ka ndarë me ndjekësit në Facebook një këngë të tij të titulluar “Gurbetqari”, të cilën e realizoi në vitin 2016.

Labi me këtë rast u uroi mirëseardhje diasporës duke theksuar se ‘e dimë të gjithë se kush jeni ju dhe kush jemi ne’.

Postimi i plotë

“E dashur DIASPORË, mirësevini në atdhun tuaj të shejtë Kosovë e Shqipërisë!

Mos degjoni njerëzit të cilët nuk kanë vlerë as pêr veten e vet!

Mos u beni merak, se e dim e gjithë shqiptaria se kush jeni ju dhe kush jemi ne!

Ju jeni BUKA e ne jemi UJI!

Pa njeri tjetrin jemi asgje!

Knaqeni shpirtin këto ditë e ishalla i gjeni familjet e juaja shëndosh e mirë.

Degjoni mirë disa prej nesh që jetojmë këtu!

Evropa na ka mbyllur, pa liberalizim edhe ky vit!

Çlirimtarët na i kanë marrë!

Pa president kemi mbetur!

Liderët e pêrqarë!

Kush nuk ban lum te ne, pêrveq se gjithmonē bëjmë lum e jemi të gëzuar vetëm kur po vini ju të dashur GURBETQARË!!”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat