Reperi shqiptar paralajmëron projektin më të veçantë të karrierës

Mediale Vip

Reperi shqiptar paralajmëron projektin më të veçantë të karrierës

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 22:56
Familja e Skerdit

Ky vit nisi me bekime për reperin Skerdi dhe bashkëshorten e tij, Vesa. Dyshja e njohur u bënë prindër për herë të parë me një djalë, të cilit i vendosën emrin Roi.

Tashmë ai është personi më i rëndësishëm në jetën e tyre dhe këtë gjë, Skerdi ka vendosur ta dëshmojë edhe me një këngë.

Reperi ka zbuluar ditën e sotme se shumë shpejt do të vijë me një projekt muzikor dedikuar djalit dhe bashkëshortes së tij.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by S K E R D I (@skerdiago)

Këtë këngë duket se ai do ta shoqërojë edhe me momentin më të bukur të jetës së tyre, lindjen e Roit. Skerdi ka postuar në Instagram një pjesë të shkurtër nga kënga dhe video, të cilat janë realizuar para dhe pas lindjes së vogëlushit. Këto çaste janë mjaft emocionuese dhe ai ka vendosur t’i ndajë për herë të parë me fansat e tij. Dhe këngën ka menduar ta sjellë në një ditë shumë të rëndësishme, për ditëlindjen e të birit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat