Zayn Malik shqetëson fansat, tymos dhe përdor alkool në mëngjesin e hershëm

Mediale Vip

Zayn Malik shqetëson fansat, tymos dhe përdor alkool në mëngjesin e hershëm

Më: 19 janar 2021 Në ora: 10:07
Zayn Malik

Zayn Malik në një paraqitje të fundit ka shqetësuar me mijëra fansa anembanë botës.

Kjo pasi, në një postim në rrjetin social Instagram, ai ka shpërndarë disa imazhe ku shihet duke tymosur dhe përdorur alkool, shkruan Mirror.

28-vjeçari u pa në gjendje të tillë gjatë orës gjashtë të mëngjesit në New York, aty ku pretendohet se po jeton.

Ai u shfaq njëherë duke pirë një shihe birrë dhe duke ngrënë pica, teksa më vonë shkrepi edhe një cigare.

Image
Image

Po ashtu, Malik shihej duke u argëtuar nën tingujt e muzikës së tij, nga albumi më i ri “Nobody Is Listening”.

Image

Ndërkohë, fansat jo vetëm që u brengosën për këngëtarin, por edhe për vogëlushen e tij. Të tilla komente ishin se si ai nuk po mendon që vajza e tij është duke fjetur në dhomën tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat