Jonida Maliqi na hap koleksionin e saj të syzeve të diellit. Dhe po, është siç e imagjinonim

Mediale Vip

Jonida Maliqi na hap koleksionin e saj të syzeve të diellit. Dhe po, është siç e imagjinonim

Më: 20 janar 2021 Në ora: 12:23
Jonida Maliqi

Vajzat mbahen se kanë një garderobë të madhe me rroba dhe sërish thonë se nuk kanë ç’të veshin.

Pa harruar edhe rraftet e këpucëve, megjithatë më videon e fundit, Jonida Maliqi sapo na tregoi se ka dhe vajza që koleksionojnë të gjitha format, ngjyrat dhe modelet e mundshme të syzeve të diellit.

Këngëtarja ka ndarë disa pamje ku duken shumëllojshmëri syzesh, të cilat Jonida i gëzon nga modelet më të ndryshme.

Nuk e dimë nëse duhet të habitemi për zgjedhjet e Jonidës, apo sasinë e syzeve, sepse ajo na ka treguar gjithmonë se sa priret nga moda.

Por s’mund ta mohojmë të paktën se të gjithë do donim t’i kishim për ca kohë këto modelet qe Maliqi i ka koleksionuar të gjitha e i kombinon përherë me veshjet e saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat