Vepra e artit të 7-vjeçares North West, të cilën rrjeti nuk e besoi aspak!

Mediale Vip

Vepra e artit të 7-vjeçares North West, të cilën rrjeti nuk e besoi aspak!

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 18:17
Kim Kardashian, North West

Vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West, North, është një ndër fëmijët më të njohur në mbarë botën dhe rol në famën e saj nuk luajnë vetëm prindërit!

North ka një tip aq të shkathët e çapkën, sa i ka bërë të gjithë për vete. Kim ka një lidhje të veçantë me të bijën, të cilës që në moshë të vogël i ka dhënë lirshmëri të madhe në të veshur, në makeup e gjithçka tjetër.

Ndaj, North ka fituar kaq shumë pavarësi sa sillet tashmë si një vajzë e rritur. Madje, edhe pikturën e fundit të saj e ka realizuar si një vajzë e rritur.

Kim ndau në InstaStory një foto të veprës së artit të North, një pikturë fantastike natyre që na la me gojë hapur!

“Artistja ime e vogël North”- shkroi Kim krahas pikturës ku fare qartë dallohej edhe emri i North shkruar në cepin e djathtë.

Mirëpo, asnjë person i vetëm në internet nuk e beson se kjo pikturë është realizuar nga vetë North.

Në Twitter kanë shpërthyer statuset dhe memet për Kim-in dhe faktin se ajo dëshiron t’u hedhë hi syve të gjithëve me talentin e supozuar të North.

“Duhet të punoja, po nuk ndaloj dot së menduari se si North West NUK e pikturoi këtë.”- shkroi dikush.

“S’e besoja se Kim do përfitonte nga vajza e saj 7-vjeçare, për t’u tallur me njerëzit në këtë mënyrë.”- shkruante një tjetër.

Epo, duhet ta shohim vetë North-in duke pikturuar, që ta besojmë!

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat