Billie Eilish i del publikisht në mbrojtje ish-të dashurit

Mediale Vip

Billie Eilish i del publikisht në mbrojtje ish-të dashurit

Më: 3 mars 2021 Në ora: 17:23
Billie Eilish, Brandon Adams

Teksa rrëfehej në dokumentarin e ri “The World’s A Little Blurry”, këngëtarja ka zbuluar për herë të parë se ka qenë e lidhur me reperin Brandon Adams, i cili njihet gjithashtu si 7:APM.

Billie tregoi se  lidhja e tyre përfundoi sepse ata nuk donin të njëjtën gjë dhe ndjente se partneri i saj nuk e donte aq shumë veten sa ta donte Billien mjaftueshëm.

“Dua të jem e lumtur dhe nuk doja të njëjtat gjëra si ai dhe mendoj se kjo nuk ishte e drejtë për të.

Nuk mendoj se duhet të jesh në lidhje e lumtur me gjëra të caktuara ndërsa personi tjetër nuk është shumë i dhënë”- është shprehur ajo.

Këngëtarja ka treguar se është munduar ta dërgojë reperin në terapi, por ai s’ka pranuar. Gjithashtu, Billie ka treguar se nuk e ka harruar romancën me Adams dhe se ka ende ndjenja për të.

I gjithë rrjeti e ka quajtur abuzues reperin, ndaj Billie i ka dalë publikisht në mbrojtje. Ajo ka reaguar nëpërmjet një statusi.

“Për fansat: Mos harroni të jini të mirë me njerëzit, pavarësisht gjithçkaje. Ju dua dhe faleminderit që më mbroni, por tregohuni të sjellshëm.”

Ndërsa, ish-i dashuri, 7: AMP, u është përgjigjur gjithë akuzave me një postim ku shkruante:

“Ka gjithmonë dy anë në një situatë!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat