“Nuk e prisja të më shisje”, Bearti i bën paralajmërimin e fortë Teas

Mediale Vip

“Nuk e prisja të më shisje”, Bearti i bën paralajmërimin e fortë Teas

Më: 6 prill 2021 Në ora: 09:57
Bearti dhe Tea

Tea është rikthyer në vëmendje me lëvizjen e fundit duke rrëfyer historinë e ndarjes së saj nga Bearti në aplikacionin e Për’puthen.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Beartit, i cili është shprehur i zhgënjyer që Tea e ka “shitur”, duke paralajmëruar se do zbulojë disa të vërteta.

“Nuk e prisja që më shet për 3,99 euro. Po meqënëse pate dëshirë ta bësh publike çdo histori i ka dy anë. Faji gjithmonë mbetet jetim.

Tani as unë nuk dua të qëndroj i heshtu dhe do tregoj pjesën time ‘Nuk i dua dramat dhe nuk i dua njerëzit të hynë në privatësinë time.

Për këtë arsye kam qëndruar i heshtur jo se nuk di e skam çfarë të flas. Meqenëse Tea luan kartën e viktimës përsëri edhe me mua.

Tani është rradha ime të flas se nuk është ashtu”, shprehet Bearti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat