Pas buzëve dhe hundës, Ana e Për’puthen vendos të bëjë tjetër ndërhyrje estetike

Mediale Vip

Pas buzëve dhe hundës, Ana e Për’puthen vendos të bëjë tjetër ndërhyrje estetike

Më: 17 prill 2021 Në ora: 23:46
Ana

Bukuroshja, e cila u bë e famshme nga Për’puthen, Ana Kauri ka vendosur të bëjë një tjetër ndërhyrje estetike pas buzëve dhe hundës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Nesër do realizoj një ndërhyrje estetike. Çfarë mendoni se është?”, i ka pyetur ajo ndjekësit.

“Dhëmbët”, është përgjigjja më e shpeshtë dhe Ana e ka konfirmuar.

Ajo do të rregullojë dhëmbët dhe me siguri rezultatin do ta publikojë në rrjete sociale.

Kujtojmë se Ana doli nga Për’puthen pa e gjetur dashurinë. Ish-konkurrentja tha se nuk ndihej vetëvetja në program.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat