Eni Vasili zbulon planet për fustanin e bardhë dhe ceremoninë e martesës

Mediale Vip

Eni Vasili zbulon planet për fustanin e bardhë dhe ceremoninë e martesës

Më: 20 prill 2021 Në ora: 06:27
Eni Vasili

Do të bëhet nënë pas pak muajsh, por gjatë kësaj kohe të pritjes së ëmbël ka menduar edhe për një ceremoni të vogël martese me fustan të bardhë, të cilën, siç tha sonte nga “Piter Pani”, Eni Vasili ia ka premtuar edhe bashkëshortit.

Pyetjes së vogëlushëve nëse do ta veshë një ditë fustanin e bardhë, Eni iu përgjigj se e ka në plan: “Në fakt, është diçka që ia kam premtuar bashkëshortit. Kemi menduar të jetë një ceremoni e vogël, në plazh, së bashku me dy vajzat tona. E kemi në plan”, – tha ajo.

Por duhet edhe pak kohë deri atëherë.

Si fillim, po pret edhe pak muaj derisa të lindin dy binjaket, pastaj edhe pak sa të rriten  ato që do të jenë dëshmitare të ceremisë së prindërve, e cila, pa dyshim, do të jetë edhe më e bukur nga Sofi dhe Nikol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat