Sharon Stone reagon ndaj Ben Affleck dhe Jennifer Lopez për rifillimin e romancës

Mediale Vip

Sharon Stone reagon ndaj Ben Affleck dhe Jennifer Lopez për rifillimin e romancës

Më: 12 maj 2021 Në ora: 11:45
Sharon Stone, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez

Sharon Stone bëri reagimin epik lidhur me romancën e Ben Affleck dhe JLo.

Shumë fansa janë ende duke lexuar lajmet se Ben Affleck dhe Jennifer Lopez thjesht mund të rindezin romancën e tyre, së fundi është përfshirë aktorja Sharon Stone.

Affleck, 48 vjeç dhe Lopez, 51 vjeçe, u panë duke udhëtuar me një veturë së bashku gjatë një arratisje në Big Sky, Montana gjatë fundjavës.

Ndërsa Stone, 63 vjeçe, nuk postoi asgjë në rrjete sociale, ajo komentoi postimin e aktorwa të humorit Michelle Collins, duke menduar se çfarë ndodhi me ish-të fejuarin e Lopez, Alex Rodriguez.

Postimi i Collins në Instagram paraqiti një nga fotografitë e paparacëve të Affleck duke drejtuar një veturë në Big Sky, me Lopez në vendin e pasagjerit.

“JLo ka qenë me të për 2 javë dhe ai është përsëri i ‘nxehtë’. Vë bast që tatuazhi i tij feniks po zhduket ngadalë si fotoja në “Kthim në të ardhmen”, tha Collins.

Stone shprehu mendimin e saj të përmbledhur për postimin duke komentuar, ‘Po dua të them çfarë dreqin Alex Rodriguez?”, e cila mori gati 600 pëlqime, ndërsa i komentoi edhe aktori Arden Myrin.

“Saktësisht çfarë dreqin Alex Rodriguez!!!???”, shkruan ai.

Kohën e fundit u raportua se vetë ARod ishte ‘shumë i tronditur’ që Lopez u ribashkua me Affleck, me të cilin ishte fejuar midis 2002 dhe 2004.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat