Cher rrëfen për herë të parë: Vuaja për bukë, hanim një konservë në javë!

Mediale Vip

Cher rrëfen për herë të parë: Vuaja për bukë, hanim një konservë në javë!

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 23:25
Cher

Në moshën 75 vjeçare, Cher vazhdon të mahnisë me bukurinë dhe zërin e saj.

E adhuruar në mbarë botën, e respektuar për karrierën e saj dhe përkushtimin e treguar përherë publikut nëpërmjet punës së vet, këngëtarja vetëm tani rrëfen dramën e fëmijërisë së vet, që pakkush e njeh.

Perëndesha e muzikës pop, emri i vërtetë i së cilës është Cherilyn Sarkisian, thotë se familja e saj ka qenë tepër e varfër.

E ëma, ish këngëtare dhe aktore pa shumë sukses, u martua pesë herë.

Të atin, John Sarkisian- shofer kamioni i varur nga drogat, Cher e njohu në moshën 11 vjeçe.

 “Më vinte turp për rrobat e mia, hanim vetëm një konservë fasule në javë... mendja më rrinte vetëm tek momenti kur do të bëhesha e famshme dhe tek fustanet që do të vishja atëherë”, rrëfen ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat