Ja se çfarë e tërhoqi vëmendjen e fansave në fotot e fundit të J.Lo

Mediale Vip

Ja se çfarë e tërhoqi vëmendjen e fansave në fotot e fundit të J.Lo

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 19:16
Ben Affleck dhe JLo

Jennifer Lopez ka konfirmuar ditën e djeshme lidhjen e shumëpërfolur me Ben Affleck. Me rastin e 52-vjetorit të lindjes, Jennifer postoi në Instagram një foto me anë të së cilës ka pranur marrëdhënien me aktorin e famshëm. Dyshja shihen duke shkëmbyer një puthje pasionante në buzë, që i vë vulën marrëdhënies së tyre.

Thuhet se ata janë arratisur bashkë drejt Francës për të festuar në privatësi të plotë.

Reagimi i rrjetit ishte thjesht “wow”, jo vetëm për surprizën speciale që këtë herë e bëri vetë këngëtarja, por edhe për shkëlqimin që ylli i “Booty” tregon në çdo dalje të saj.

Jennifer i la të gjithë pa fjalë edhe me veshjen; bikini portokalli nga ‘Valentino’ dhe një kimono të verdhë nga ‘Dolce & Gabbana’ nga jahti luksoz.

Ndërkohë disa ditë më parë gjatë një interviste, Lopez u shpreh se nuk ka qenë kurrë më mirë në jetën e saj.

“Jam shumë e lumtur. E di që njerëzit pyesin gjithmonë veten “Si është ajo? Çfarë po ndodh? Je mirë?’. Kjo është. Nuk kam qenë kurrë më mirë”, është shprehur Jennifer Lopez.

“Dua që njerëzit që interesohen për mua, sepse unë interesohem shumë për ta, ta dinë se jam në një fazë në jetën time ku ndihem shumë mirë me veten. Dhe mendoj se në momentin që arrin në këtë fazë, atëherë gjëra të mrekullueshme ndodhin, që nuk e imagjinon se mund të të ndodhin sërish në jetë. Dhe kështu pra këtu jam në këto momente”, ka thënë ajo më pas.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat