Rrëfehet Semi: Vuaj nga ankthi, 7 vitet e fundit kanë qenë shumë të vështira

Mediale Vip

Rrëfehet Semi: Vuaj nga ankthi, 7 vitet e fundit kanë qenë shumë të vështira

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 15:48
Semi

Duke biseduar me Sheilën, Semi ka ndarë dhe një detaj shumë të vështirë nga jeta e saj personale.

Ajo ka rrëfyer se prej vitesh vuan nga ankthi, dhe se kjo ka sjellë si rezultat edhe mbylljen e saj në vetvete.

‘’Jam person që dua t’i përballoj gjërat vetë dhe e kam shumë të vështirë të kërkoj ndihmë. Më kishin kapur disa herë kriza paniku por refuzoja kategorikisht që të pija ilaçe. Një ditë në makinë me Bojkenin nuk po merrja më dot frymë dhe i kërkova të shkonim në spital, atë ditë kam provuar ilaç për herë të parë.  Edhe mami im ka vuajtur nga kjo gjë dhe nuk doja ta shqetësoja’’,- tha Semi e përlotur.

Semi shtoi se e gjithë kjo gjendje ja ka vështirësuar tepër jetën, dhe si pasojë 7 vitet e fundit të saj kanë qenë të mbushura me shumë pak çaste lumturie.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat