“S’di çka thonë jashtë, i kam përkrahur vetë Donaldin dhe Borën”, Beatrixa e shqetësuar

Mediale Vip

“S’di çka thonë jashtë, i kam përkrahur vetë Donaldin dhe Borën”, Beatrixa e shqetësuar

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 20:00
Beatrix

Ka disa ditë që Beatrix po shprehet e shqetësuar për marrëdhënien e saj me Donaldin, duke ditur historinë që ky i fundit ka pasur me Bora Zemanin.

Pas disa ditësh duke thënë se ndihet në siklet për krejt këtë ngjarje, Beatrix sot është shfaqur e shqetësuar edhe për komentet që bëhen në rrjete sociale, duke ditur se ka qenë vetë ajo e cila ka përkrahur çiftin Bora-Donald.

“Nuk e di çka mund të thonë jashtë. Ka njerëz që e shohin ndryshe, shkrujnë ndryshe, se edhe situata qysh ka qenë. Unë vetë i kam mbështetur kur kam qenë jashtë të dy, më kanë pëlqyer. Se di, s’kam bërë kurrë asgjë, që t’i afrohem ose ta ngacmoj”, tha Beatrix në një bisedë me Arjolën

Puthja e parë mes Donaldit dhe Beatrixit në shtëpinë e Big Brother VIP ka ndodhur dje.

Pak ditë pasi shprehën pëlqimin për njëri-tjetrit, nuk ka vonuar dhe tanimë ata kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë.

Derisa ishin në dhomën e gjumit, të shtrirë te krevati i Donaldit, ai e puth atë në buzë

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat