“Jeni bërë të gjitha njësoj me këto ndërhyrjet!”

Mediale Vip

“Jeni bërë të gjitha njësoj me këto ndërhyrjet!”

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 17:47
Arbana Osmani

Arbana Osmani është jo vetëm një nga moderatoret më të dashura të ekraneve shqiptare, por edhe të rrjeteve sociale.

Ajo ka zgjedhur të jetë vetvetja dhe shfaqet para ndjekësve të saj siç është në përditshmëri, pa filtra e pa photoshop. Larg komplekseve, Arbana poston foto e video edhe në ditët kur nuk ka vendosur makeup, kur është pa gjumë, e pakrehur, me rroba të thjesht, etj.

Kjo ka bërë që ndjekësit ta duan shumë për faktin që është vetvetja duke u bërë model edhe për shumë vajza të tjera.

Mirëpo, me foton e postuar së fundmi nga spektakli i të premtes ajo ka marrë kritika për editim të fotos. Ndjekësit janë të mendimit se fotoja ka shumë ndërhyrje dhe se Arbana duket ndryshe.

Një nga ndjekëset e Arbanës shkruan: “Çu bëtë të tëra njësoj si binjake me këto ndërhyrje. Ç’të bën leku!” Ky koment ka marrë një përgjigje edhe nga Arbana që shkruan: “Njësoj i kemi filtrat”, duke nënvizuar se bëhet fjalë për ndërhyrje që të gjitha u bëjmë fotove dhe jo ndërhyrje estetike.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat